Sërmaxhaj: Do të shohim dy ekipe që luajtën në garat evropiane

Futboll

Sërmaxhaj: Do të shohim dy ekipe që luajtën në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:52
Sërmaxhaj: Do të shohim dy ekipe që luajtën në garat evropiane

Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj parashikon (sot 20.00) ndeshje të fortë të Superkupës së Kosovës mes Dritës nga Gjilani dhe Prishtinës. “Prishtina dhe Drita, për herë të parë do të na duket një finale me plot kuptimin e fjalës, tamam sikur një ndeshje finale evropiane në stadiumin simpatik ‘Fadil Vokrri’. Përballje e rëndësishme për të dyja ekipet sepse njëra do të stoliset me Superkupën e Kosovës gjithashtu do të shohim dy ekipet të cilat luajtën në garat evropiane dhe janë mjaft të përgatitura për këtë sfidë.

Prishtina ka bërë më shumë përforcime dhe ndoshta ende nuk është komponuar me lojtarët e rinj, kurse Drita ka marrë futbollistë për ta shtuar konkurrencën tek lojtarët tjerë dhe ka ruajtur bërthamën e ekipit.  Ndeshje vështirë që mund të parashikohet por përparësi më të lehtë mund të ketë Prishtina e cila pas dy e më shumë vite rikthehet në shtëpinë e saj, para tifozëve të vet. 

Sigurisht do të jetë lojë e bukur, ambient i mirë nën ndriçimin e reflektorëve, një kohë e freskët për futbollistët që do të luajnë dhe tifozët që do ta përcjellin. Ndeshjen do ta fitoj ekipi i cili është më i qetë, më i durueshëm dhe më mirë i përgatitur”, thotë Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat