Ylli i Milanit nuk dëshiron të largohet nga klubi

Futboll

Ylli i Milanit nuk dëshiron të largohet nga klubi

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:04
Giacomo Bonaventura

Ka pasur shumë spekulime për largimin e mesfushorit të Milanit, Giacomo Bonaventura, nga klubi i tij.

Megjithatë, përkundër interesimit nga disa klube të tjera, italiani nuk do të largohet nga Milani.

Në afatin kalimtar të janarit, të interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit ishin të interesuar shumë klube italiane, si Roma dhe Juventusi. Megjithatë, Milani i refuzoi këto oferta nga rivalët e saj.

Tani, përveç Milanit që kërkon të mbajë mesfushorin në skuadrën e vet për sezonin e ri, edhe vet Bonaventura nuk dëshiron të largohet pasi që beson në projektin e drejtorëve të ri të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat