Reali nuk e ka qetësinë para sfidës së Superkupës së Evropës

Futboll

Reali nuk e ka qetësinë para sfidës së Superkupës së Evropës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:21
Pamje nga një ndeshje

Real Madridi përgatitet për Superkupën e Evropës! Kësaj radhe nuk do të ketë në fanellën e saj sulmuesin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili është transferuar te Juventusi i Torinos! Reali pretendon se mund ta mposht Atletico e Madridin, në Superkupën e Evropës që luhet të mërkurën mbrëma (në orën 21.00) në stadiumin “A. Le Coq Arena” në Tallin të Estonisë. Atletico Madridi pa dyshim se është rival i frikshëm si gjithmonë për Realin.

Kampioni i Evropës, Reali ndeshet me kampionin e Europa League, Atletico apo është përballja e dy skuadrave të njohura nga kryeqyteti spanjoll, Madridi. Trajneri i ri i Realit, Julen Lopetegui, që ka ardhur në vend të Zinedine Zidane, kërkon ta nis edicionin me trofe, ndërsa ai i Atleticos, Diego Simeone shpreson se do ta gjunjëzojnë klubin “mbretëror”.

Të gjithë janë në pritje të kësaj Superkupe që sjellë emocione të mëdha. Ish përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës,  Lopetegui, e ka më së të qartë për sfidën që ka përpara, për faktin se Atletico njihet për mbrojtje shumë të fortë. “Kjo është një ndeshje kundër një kundërshtari shumë të fuqishëm dhe të komplikuar, të cilin ne e njohim mirë dhe që është, gjithashtu, një fqinj”, ka thënë Lopetegui. Sipas tij, ka presion: “Ka më shumë presion për shkak se kjo ndeshje është kundër Atletico Madridit, një derbi. Kjo është një finale dhe vlen një titull, çka na detyron dhe na motivon. Ne jemi të detyruar të fitojë gjithçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat