Nedved: Objektivat nuk ndryshojnë

Futboll

Nedved: Objektivat nuk ndryshojnë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:28
Pavel Nedved

Nedved edhe njëherë tregon objektivat e Juventusit duke thënë se Championsi është më pranë se kurrë me CR7

“Objektivat tanë nuk ndryshojnë asnjëherë. Fjala e vetme që ka rëndësi është ajo që thotë presidenti ynë, të fitojmë. Të fitojmë kudo që luajmë, të fitojmë çdo ndeshje. Ky është objektivi ynë dhe këtë gjë duhet ta tregojmë që nga ndeshja e parë sezonale, ajo ndaj Chievo”, u shpreh Pavel Nedved, zv.presidenti i Juventusit. Ai ka bërë pubklike objektivat e skuadrës bardhezi, që natyrisht synon të fitojë jo vetëm kampionatin por edhe Champions League dhe me ardhjen e Cristiano Ronaldo ky objektiv është më pranë.

Duke folur për sulmuesin portugez, Nedved, fitues i Topit të Artë, ashtu si CR7, shprehet: “Fakti që e sollën te Juventusi është një gjë e jashtëzakonshme dhe tregon hapin e madh që kemi bërë në Europë, duke e futur Juven mes ekipeve më të mëdha në Europë. Por këtë vit sollëm edhe Emre Can e Cancelo dhe bashkë me skuadrën e vjetshme do të tentojmë të fitojmë. Të gjithë do të jenë të dobishëm për skuadrën”, deklaroi Pavel Nedved, një nga simbolet e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat