Valverde: Dembele është përmisuar shumë

Futboll

Valverde: Dembele është përmisuar shumë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:43
Ousmane Dembele

Ernesto Valverde është impresionuar nga Ousmane Dembele ndaj Sevilla-s pas golit fantastik të francezit në Superkupën e Spanjës.

Goli spektakolar i Dembele i ka dhënë fitoren 2-1 kampionëve të La Liga-s teksa kishin mbetur vetëm 12 minuta lojë.

“Nuk e di nëse ka nevojë për ndeshje si kjo, atë e di vetëm ai. Dembele është me ne dhe presim shumë nga ai. Ai ka shumë kualitet, ai mori pjesë në lojë dhe shënoi golin e dytë, diçka për të cilën duhet të jetë shumë i lumtur.

“Ai u përmirësua gjatë ndeshjes. Shumë prej lojtarëve që luajtën nuk kanë shumë kohë që kanë rifilluar stërvitjen pas Botërorit. Kjo është një fitore që do të na rrisë vetëbesimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat