Rreth 10 mijë bileta janë shitur deri më tani për ndeshjen Prishtina – Drita

Futboll

Rreth 10 mijë bileta janë shitur deri më tani për ndeshjen Prishtina – Drita

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:29
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Sot me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll.

Drita dhe Prishtina sonte do të takohen në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ‘Fadil Vokrri’.

Interesimi për këtë super derbi është jashtëzakonisht i madh nga dy tifozeritë e skuadrave.

Zyrtarja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha ka konfirmuar se deri më tani janë shitur rreth 10 mijë bileta.

“Deri në këtë orë janë shitur afro 10 mijë bileta për Superkupën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës”, ka thënë Hoxha.

Deri më tani janë shitur afër 10 mijë bileta, kurse kapaciteti i stadiumit është 13,500 ulëse.

Fituesi i këtij takimi do të fitojë edhe Superkupën e Kosovës në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat