Thaçi: Sot është ditë e madhe për futbollin

Futboll

Thaçi: Sot është ditë e madhe për futbollin

Nga: N.H Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:44
Pamje nga stadiumi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, thotë se sot është ditë e madhe për futbollin e Kosovës.

Thaçi shton duke thënë se për herë të parë, finalja e Superkupës së Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde te UEFA-s, përcjell “Bota sot”.

Tutje ai thotë se ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës Fadil Vokrrit, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë për zhvillimin dhe promovimin e futbollit në botë

Ja postimi i plotë:

Sot është ditë e madhe për futbollin kosovar. Për herë të parë, finalja e Superkupës së Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde te UEFA-s. Mbi të gjitha, ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës Fadil Vokrrit, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë për zhvillimin dhe promovimin e futbollit kosovar në botë. Uroj Prishtinën dhe Dritën për një ndeshje fer dhe një spektakël të paharruar. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat