United kërkon Monchin

Futboll

United kërkon Monchin

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 08:48
Gazeta beson që në listën e ngushtë janë të dy, si Monchi si Paratici që janë në listën e ngushtë, por për këtë të fundit do të jetë shumë vështirë që ti marrin nga Juventus.

Manchester United raportohet se është duke marrë në konsideratë që ta emëroi si drejtori sportiv, Monchin e Romës apo Fabio Paraticin e Juventusit

“Djajtë e kuq” kanë të ardhurat më të mëdha se çdo klub në botë, por gjithmonë vuajnë për të tërhequr lojtarë të mëdhenj.

Biznesi i transferëve deri me tani kryhet kryesisht nga nën presidenti i klubit, Ed Woodward , por Independent raporton që United është duke kërkuar një drejtor sportiv të specializuar.

Gazeta beson që në listën e ngushtë janë të dy, si Monchi si Paratici që janë në listën e ngushtë, por për këtë të fundit do të jetë shumë vështirë që ti marrin nga Juventus.

Ish portieri i Manchester United, që për momentin e kryen këtë detyrë në Ajax, është një tjetër opsion ashtu sikurse Domenico Teti i Novaras, i cili është i njohur si personi i parë që solli Mauro Icardin në Itali gjatë kohës kur ishte koordinator teknik në Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat