Shaqiri uron edhe njëherë Dritën

Futboll

Shaqiri uron edhe njëherë Dritën

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:05
Shaqiri

Drita e mundi Prishtinën më rezultat 2-1 sonte në finalen e SuperKupës se Kosovës.

E tifozi më i “qartë” dhe ndoshta me i njohur i Dritës, është sulmuesi i Liverpool Xherdan Shaqiri.

Shaqiri me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale e ka uruar Dritën për fitimin e superkupës.

Si zakonisht ai ka veshur një “duks” të Dritës ku mbi fotografi ka shënuar;

“Urime FC Drita, Super Kupa”.

Drita e përmbyti Prishtinën. Mandanda shënoi golin e parë për Prishtinën, por në pjesën e dytë golat e Gërbeshit dhe Haxhimusës i sollën trofeun e parë të SuperKupës Dritës se Gjilanit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat