Van Dijk: Liverpool kishte nevojë për Alisson

Futboll

Van Dijk: Liverpool kishte nevojë për Alisson

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:42
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk beson se ardhja e Alisson Becker do të ndihmojë Liverpool të arrijë objektivat e tij këtë sezon. Braziliani ishte një “spektator virtual”, kur bëri debutimin e tij në Premier League, të dielën e kaluar, duke qenë se “Reds” e mposhtën 4-0 West Ham.

I marrë nga Roma për 65 milionë £, Alisson është kontraktuar për të sjellë qetësi dhe prezencë, për të bërë rolin e nr.1 në një mënyrë që as Loris Karius, as Simon Mignolet, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë gjatë dy sezoneve të kaluara.

Dhe megjithëse është ende herët, testet më të mëdha se West Ham qëndrojnë në pritje, Van Dijk beson se 25-vjeçari brazilian tashmë është duke bërë ndryshimin. “Shumë mirë,– tha holandezi, kur u pyet se si Alisson po paraqitet në “Merseyside”.

– Ne flasim shumë. Ai është shumë i zëshëm dhe kjo na ndihmon si mbrojtës. Më ndihmon mua dhe të gjithë në vijën e prapme. Unë mendoj se prezenca e tij është shumë e mirë. Alisson ka shumë cilësi në raport me topin dhe kjo na ndihmon të luajmë. Natyrisht, të gjithë kemi akoma shumë për të bërë”.

Nëse Liverpool do të jetë i suksesshëm këtë sezon, atëherë të dy, Alisson dhe Van Dijk, kanë gjasa të luajnë role të mëdha. Jurgen Klopp beson se skuadra e tij është “mjaft e fortë dhe mjaft e gjerë” për të sfiduar trofetë kryesorë. Dhe të tijtë e kanë filluar sezonin mirë.

Van Dijk, megjithatë, nuk po sheh shumë larg: “Gjëja më e rëndësishme është që të shikojmë veten, jo të merremi me të tjerët, – shtoi ai. – Ne e dimë se tani kemi një skuadër të mirë. Kemi shumë lojtarë cilësorë. Gjithkush që luan për Liverpool ka shumë cilësi. Por, gjithçka ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Ne duam të sfidojmë për çdo lloj konkurrence. Mund të bëjmë shumë më mirë dhe ky është vetëm fillimi. Mendoj se çelësi i suksesit do të jetë qëndrueshmëria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat