Nzonzi te Roma, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Nzonzi te Roma, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:55
Steven Nzonzi.

Mesfushori francez do t’i bashkohet skuadrës së Eusebio Di Francescos.

Roma ia del më në fund që ta bind Sevillan për t’ia shitur mesfushorin, Steven Nzonzi.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori që u shpall kampion bote me Francën pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.

Roma do t’i paguajë Sevillas 30 milionë euro dhe disa bonuse, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare me pagë tre milionë euro në sezon.

Kësisoj trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat