Locatelli i falënderohet Milanit përmes një postimi në Instagram

Futboll

Locatelli i falënderohet Milanit përmes një postimi në Instagram

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:59
Manuel Locatelli

Mesfushori italian është larguar përfundimisht nga kuqezinjtë. Manuel Locatelli i ka dhënë lamtumirën Milanit pasi është dhënë në huazim me obligim blerjeje te Sassuolo.

20-vjeçari përmes një postimi në Instagram është kujtuar të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka punuar këto vite në skuadrën milaneze.

“FALEMINDERIT, nuk mendoj se ka një mënyrë më të mirë për ta filluar këtë postim”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata njerëz që ishin të afërt me mua, duke nisur nga punonjësit në Vismara deri tek ata në milanello, shoferët që më kanë vozitur përreth kurrë nuk kisha patent shofer. Gjithashtu, stafin në Milanello që më ka mbështetur dhe më ka qëndruar pranë në çastet kur më është dashur; fizioterapeutët, mjekët, trajnerët e fitnesit, njerëzit në kuzhinë”.

“Një falënderim gjithë tifozëve që kanë festuar dhe kanë brohoritur me mua. Faleminderit të gjithë trajnerëve që ma kanë dhënë ndihmën më të mirë për t’u përmirësuar. Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, që nga debutimi në ekipin B deri te ekipi A. Një falënderim i veçantë për presidentin Berlusconi dhe drejtorin Galliani”.

“Dhe natyrisht, faleminderit familjes sime, të dashurës sime dhe miqve të mi që më kanë shoqëruar dhe do të më mbështesin edhe në këtë aventurën time të re”, ka shkruar Locatelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat