Mehmeti: I lejojnë tifozët të fusin edhe raketa brenda stadiumit ‘Fadil Vokrri’! - Bota Sot
Mehmeti: I lejojnë tifozët të fusin edhe raketa brenda stadiumit ‘Fadil Vokrri’!

Futboll

Mehmeti: I lejojnë tifozët të fusin edhe raketa brenda stadiumit ‘Fadil Vokrri’!

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:07
Mehmeti: I lejojnë tifozët të fusin edhe raketa brenda stadiumit ‘Fadil Vokrri’!

Nuk shkoi edhe gjithçka si duhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në përurimin e saj dhe në sfidën e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Tifozët e Dritës hodhën mjete piroteknike në fushë.

“FFK në testin e parë dështoi në organizim, para përfaqësuesve të UEFA-së , merr 50 euro për një biletë, i lejojnë tifozët të fusin edhe RAKETA brenda stadiumit, tifozët nuk janë fajtorë, për ata janë normale, ku o Sigurimi?

Këta njerëz nuk janë të aftë, këta janë të arave, deri kur kështu me këta, 720 ditë presim, FFK për mos dije për një ditë shkatërron , në këtë ndeshje as monedha të hekurit nuk është dashtë të futen brenda, e jo RAKETA tok ajër. Marre, marre, marre !!!”, shkruan Gëzim Mehmeti, monitorues i futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...