Milani siguron edhe një blerje

Futboll

Milani siguron edhe një blerje

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:10
Samu Castillejo

Klubi italian po vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Pas huazimit të Tiemoue Bakayokos nga Chelsea, Milani është shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Villarealit, Samu Castillejo, zyrtarizimi i të cilit është vetëm çështje orësh, pasi është arritur marrëveshja mes klubeve, shkruan KosovaPress.

Milani do t’i japë Villarealit kartonin e Carlos Baccës dhe do të paguajë verën e ardhshme 18 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Kështu, pas Caldarës në mbrojtje, Bakayokos në mesfushë dhe Higuainit në sulm, Gennaro Gattuso do të ketë edhe një alternativë më shumë në krahun e sulmit./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat