Gjiganti italian, Milan, e ka huazuar nga Chelsea futbollistin francez, Temoue Bakayoko.
Ai do të qëndrojë një vit te klubi nga Serie A, ndërkaq largimi i tij nga Chelsea vjen një vit pasi erdhi në “Stamford BridgE”.
Kampioni i Francës me Monakon numëron 43 paraqitje për londinezët, nga të cilat kishte arritur të shënojë tri herë.