Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron

Futboll

Juve refuzon sërish ofertën e PSG-së për Alex Sandron

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 00:23
Alex Sandro

Juventusi ia ka mbyllur derën Paris Saint-Germainit në përpjekje për ta transferuar Alex Sandron – bën të ditur Sky Sport Italia.

Kampioni francez ka kohë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, mirëpo oferta më e re ka ardhur pak ditë para se të mbyllet afati kalimtar në Serie A.

Nxënësi i ASK, ndër më të mirët në botë në lëndën e matematikës

Sipas njoftimit, përgjigja e Bianconerëve ka qenë negative, meqenëse nuk duan ta shesin brazilianin pa gjetur zëvendësim.

Në ndërkohë, vazhdojnë thashethemet se mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mund të kalojë në Torino.

Gjatë një konference për shtyp të martën, ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Zonja e Vjetër. Thjesht nuk ka dashur ta komentojë.

Afati kalimtar në kampionatin italian mbyllet të premten, prandaj Juve duhet ta transferojë Marcelon këto ditë dhe pastaj mund të ketë kohë për të arritur marrëveshje për shitjen e Sandros.

27-vjeçari luan te kampioni i Italisë nga viti 2015, kur u transferua nga Porto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat