Emre Can befasohet nga Ronaldo në Juventus

Futboll

Emre Can befasohet nga Ronaldo në Juventus

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 07:48
Ronaldo/ Emre Can

Emre Can ka vetëm lëvvdata për Cristiano Ronaldon.

“Kam pasur privilegjin të luaj me kampion botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë”.

Kështu është shprehur Emre Can për “Bild am Sonntag”, i cili me zi po pretë të zbresë në fushën e lojës së bashku me portugezin Ronaldo.

Në karrierën e tij, Emre Can ka fituar titullin me Bayernin e Guardiolës në 2013-n, por edhe Kupën e Konferderatave me Gjermaninë e ndërsa tani synon në shtojë titujt në karrierën e tij me bardhezinjtë e Juventusit.

“Juventusi ishte i fortë, por ardhja e Cristiano-s e ka përmirësuar ndjeshëm. Ai do të përmirësonte çdo ekip, është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që do luaj me atë.

Duke pritur zbritjen e Ronaldos në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Chievos nuk janë vetëm tifozët bardhezinjë, por edhe shokët e tij të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat