Ramos i përgjigjet kritikave të Klopp, e ”thumbon” për dështimet në finale

Futboll

Ramos i përgjigjet kritikave të Klopp, e ”thumbon” për dështimet në finale

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:00
Ramos/ Klopp

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i është kundërpërgjigjur kritikave të fundit të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

”Disa nga ne kanë qenë duke luajtur në nivelet më të larta për disa vite. Nuk jam i sigurtë se ai mund ta thotë të njejtën”, ishin fjalët e Ramos drejt Kloppit.

Klopp kritikoi Ramosin pas finales së Champions Leagues në maj pas ndërhyrjes në sulmuesin, Mohamed Salah, i cili u detyrua të largohej nga fusha.

Trajneri gjerman tha se 32-vjeçari ishte brutal në paraqitjen e tij në finale.

Por, Ramos tha: ”Nuk kam asnjë qëllim që ta lëndoj një lojtar me qëllim”.

Ai shtoi: ”Ai do të donte të shpjegonte që nuk e fitoi finalen, por s’është hera e parë që ai dështoi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat