Zidane te një klub i madh?

Futboll

Zidane te një klub i madh?

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:36
Zidane te një klub i madh?

Zinedine Zidane gjendet aktualisht pa një skuadër, pas largimit të papritur nga Reali i Madridit, ku në tre vite fitoi edhe tre Champions League. Siç shkruan “L’Equipe” në Francë, tekniku mund të fluturojë për në Manchester Utd sezonin tjetër, për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.

Zidane e pëlqen një punë në Premier League, dhe si një admirues i madh i Ferguson, ai do të donte shumë të vazhdonte punën disa vjeçare të skocezit legjendar. Problemi për momentin është se Mourinho ka edhe dy vite në kontratë me United , por duke parë situatën aspak të mirë të trajnerit portugez me pronarët e klubit, por edhe me ekipin, largimi i tij mund të ndodhë në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat