Napoli shpreh interesim për Belottin

Futboll

Napoli shpreh interesim për Belottin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:17
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti mund të marr një sulmues të rëndësishëm në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Afati kalimtar në Serie A është futur në tre ditët e fundit dhe klubet po nxitojnë të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se të shtunën të startojë kampionati.

Kështu Napoli, pasi largoi Roberto Inglessen te Parma, është gati të kënaqë Ancelottin, duke i sjellë një sulmues që e njeh mjaft mirë SerieA dhe që garanton shumë gola.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, për të cilin Napoli ka gati 30 milionë euro dhe kartonët e dy futbollistëve, Chiriches dhe Rog, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit.

Presidenti Urbano Cairo kërkoi 100 milionë euro për kartonin e tij verën e kaluar, por pas një sezoni nën pritshmëritë dhe me dëmtime të shpeshta, tani mund të pranojë ofertën napolitane për sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat