Lopetegui debuton sonte si trajneri i 14’të i ekipit në këtë shekull - Bota Sot
Lopetegui debuton sonte si trajneri i 14’të i ekipit në këtë shekull

Futboll

Lopetegui debuton sonte si trajneri i 14’të i ekipit në këtë shekull

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:34
Lopetegui

Julen Lopetegui sonte do të ketë testin e parë zyrtar si trajner Madrilen, pasi me fillim në ora 21:00, ekipi do të luajë ndaj Atletico Madridit në finale të Superkupës së Europës që do të luhet në Tallin të Estonisë.

Ekipi tashmë ka luajtur 4 ndeshje nën udhëheqjen e tij dhe ka arritur 3 fitore dhe 1 humbje, por që ishin ndeshje miqësore dhe parasezonale. Pra, ndeshja e sontme do të jetë ndeshja e parë zyrtare nën udhëheqjen e teknikut të ri Spanjoll.

Njëherit do të jetë debutimi i trajnerit të 14’të të ekipit në këtë shekull. Trajneri që është më i suksesshmi i ekipit në këtë shekull është Zidane me 8 tituj ndërsa ai që ka qëndruar më së shumti në krye të ekipit është Del Bosque ndërsa ai që ka qëndruar më së paku është Camacho i cili u largua pas vetëm 3 jave pune me ekipin e parë Madrilen.

Në vazhdim nëpërmjet skemës së mëposhtme ju kemi sjellur të gjithë të arriturat e 14’të trajnerëve Madrilen në këtë shekull:

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...