Plas skandali i racizmit te Manchester Cityt

Futboll

Plas skandali i racizmit te Manchester Cityt

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:33
Plas skandali i racizmit te Manchester Cityt

Një skaut i Manchester City-t raportohet të jetë nën investigim pasi ka përdorur fjalor racist për të përshkruar futbollistët e rinj me ngjyrë.

Dean Ramsdale, një zbulues talentesh i punësuar nga kampionët e Premier League, thuhet t’i jetë referuar lojtarëve si “BBQ” (Big, black and quick), që do të thotë të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë.

Sipas The Mirror, Ramsdale e ka përdorur këtë fjalor të papranueshëm në sy të agjentëve dhe kolegëve të City-t gjatë një takimi në qershor.

City raportohet të ketë nisur investigimin pasi një nga pjesëtarët e takimit ishte aq i zemëruar sa ka shkruar një ankesë formale drejt klubit.

Klubi, sipas Mirror, ka folur me Ramsdale për fjalorin e tij dhe i ka dërguar një letër apologjie.

Ramsdale ka që prej qershorit të 2017 që punën te City, pasi iu bashkua nga Sheffield Wednesday.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat