Në shtator ndeshje miqësore të Kombëtares U-17 në Shqipëri, U-16 në Luksemburg

Futboll

Në shtator ndeshje miqësore të Kombëtares U-17 në Shqipëri, U-16 në Luksemburg

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:37
Pamje nga një ndeshje

Muaji shtator do të jetë i stërngarkuar me ndeshje miqësore të ekipeve kombëtare. Siç bën të ditur Artan Govori drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, gjatë muajt shtator krahas ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares A dhe U-21, ndeshje miqësore do të zhvillojnë edhe Kombëtarja U-17, e cila më 9 dhe 11 shtator në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër do të i zhvillojë dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë. Po ashtu edhe grup-mosha U-16 do të udhëtojë nga 3 deri më 7 shtator për në Luksemburg kë më 4 dhe 6 shtator do të i zhvillojë dy ndeshje me këtë grup-moshë. Kjo po bëhet në kuadër të plan-programeve zhvillimore të ekipeve kombëtare.  Duhet  ripërsëritur dhe faktin se më 30 gusht dhe më 2 shtator Kombëtarja A –femrat do të zhvillojë dy ndeshje me kombëtaren maqedonase në Maqedoni. Ne do të vazhdojmë të bëjmë grumbullime dhe të aranzhojmë ndeshje miqësore kontrolluese për të gjitha ekipet kombëtare gjithnjë në përpjekje për ngritjen sa më të mirë të nivelit të ekipeve kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat