Tortoshi me licencë!

Futboll

Tortoshi me licencë!

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:44
Agim Ademi i dorëzoi licencën e parë të ndërmjetësuesit në futboll, trajnerit të mirënjohur Jusuf Tortoshit

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht po i kushton rëndësi ngritjes profesionale të kuadrove të profileve të ndryshme. Kështu që, presidenti i FFK-së Agim Ademi i dorëzoi licencën e parë të ndërmjetësuesit në futboll, trajnerit të mirënjohur  Jusuf Tortoshit, i cili nga sot ka të drejtën dhe futbollistët e klubet mund të i drejtohen atij, për transferimin e futbollistëve. Me këtë rast presidenti Ademi duke i uruar suksese z. Tortoshi në këtë punë theksoi:” Kjo zeje dhe këto licenca i kanë munguar gjatë kohë Kosovës, ndaj ne sot jemi të kënaqur që po e bëjmë licencimin e parë e aq më parë kur ky është një person i duhur dhe me nam në futbollin e Kosovës siç është z. Tortoshi. Ne do të vazhdojmë të përgatisim edhe kuadro tjerë gjithnjë në funksion të zhvillimit sa më të madh të futbollit të Kosovës në të gjitha segmentet. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu ka thënë se në këtë drejtim janë licencuar edhe individë dhe kompani tjera për ndërmjetësim dhe ne të gjithë këta do të vëjmë në faqen zyrtare të FFK-së, në mënyrë që opinioni të ketë informacione të duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat