Montolivo refuzon të largohet nga Milani

Futboll

Montolivo refuzon të largohet nga Milani

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 21:49
Riccardo Montolivo

Milan nuk po munden të sjellin edhe një mesfushorë të ri për shkak se Riccardo Montolivo pop refuzon që të largohet

33 vjeçarit i është thënë se nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Gennaro Gattuso, por si duket ai nuk po dëshiron të merr vesh.

Madje, edhe pse atij i është marrë shiriti i kapitenit vjet pas arritjes se Leonardo Bonuccit dhe këtë verë i është thënë të gjejë skuadër të re, ai ka refuzuar çdo kontratë të ardhur në drejtim të tij.

Sipas Sportitalia, Milan me çdo kusht dëshirojnë që ta largojnë atë, por ish ylli i Fiorentinas është në kontratë deri në qershor të vitit 2019 dhe nuk dëshiron të largohet nga qyteti për shkak se gruaja është shtatzënë.

Montolivo ka bërë 24 paraqitje për kuqezinjtë sezonin e kaluar duke shënuar një gol dhe bërë dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat