Luke Shaw nuk ka mendje të dalë për darkë pas golit të parë te Manchester United pasi po tenton të ndryshojë dietën e tij duke punësuar kuzhinierin e preferuar të Manchester City-t.
Mbrojtësi i United po bën çmos të ndryshojë dietën për të qenë sa më i shëndetshëm, synimi i tij është të ruajë vendin e titullarit.
23-vjeçari ka punësuar kuzhinierin e famshëm Jonny Marsh, me të cilin ka punuar nga afër yjet e Etihad Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.
Marsh, i mirënjohur edhe në rrjetet sociale, gjithashtu ka ushqyer Kyle Walker dhe Zinchenko-n.
Ai gjithashtu ka ndihmuar Troy Deeney e Waford me problemet e peshës si dhe portierin e Everton Jordan Pickford.
Ditën e martë, Shaw ka postuar një foto bashkë me Marsh.