1 miliardë euro “ringjallin” Serie A, ja kush ka shpenzuar më shumë…

Futboll

1 miliardë euro “ringjallin” Serie A, ja kush ka shpenzuar më shumë…

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:13
Cristiano Ronaldo

Serie A, e përfshirë nën efektin Cristiano Ronaldo, për sezonin e dytë me radhë, ka investuar më shumë se 1 miliardë euro në merkato. Futbolli italian po ringjallet dhe është i vetmi kampionat që po ndjek ritmin e Premier League.

Pak ditë nga mbyllja e merkatos, klubet italiane kanë shpenzuar 1 miliardë e 590 mijë euro, pra sapo është kaluar kufiri me nëntë shifra dhe deri të premten në orën 20:00 mund t’i afrohet edhe më tej kampionatit anglez, merkato e të cilit ka pasur 1.4 miliardë euro shpenzime. Mbeten prapa La Liga me 778 milionë euro, Bundesliga me 447 milionë euro dhe Ligue 1 me 405 miliardë euro.

Juventus vazhdon të bëj pjesën e luanit në Serie A me plot 234 milionë euro të investuara, përfshi edhe 40 milionë që i dha Bayern për marrëveshjen që kishin arritur që vjet për Douglas Costa. Një shifër e frikshme që është më e lartë edhe se fitimet neto të klubeve të tilla si Napoli (200 milionë euro) dhe Roma (175 milionë euro). Me Ronaldo dhe Cancelo, bardhezinjtë kanë bërë edhe dy blerjet më të shtrenjta në këtë merkato italiane.

Renditja e Serie A, sipas milionave (euro) të shpenzuara sivjet…

Juventus 234,9
Roma 112,6
Napoli 95,5
Inter 85,5
Milan 81
Torino 49
Lazio 43
Genoa 40,2
Udinese 36
Atalanta 33
Bologna 31,8
Fiorentina 31,5
Sampdoria 31,1
Sassuolo 30,7
Cagliari 22,5
Empoli 14,7
Parma 12,7
Spal 9,95
Chievo 6,55
Frosinone 3,7

10 trasferimet më të shtrenjta të verës…

Cristiano Ronaldo 100 milionë (nga Real Madrid te Juve)
Joao Cancelo 40,4 (nga Valencia te Juventus)
Radja Nainggolan 38 (nga Roma te Inter)
Leonardo Bonucci 35 (nga Milan te Juve) dhe Mattia Caldara 35 (nga Juve te Milan)
Fabian Ruiz 30 (nga Betis te Napoli)
Steven N’Zonzi 26 + 4 bonus (nga Sevilla te Roma)
Alex Meret 25 (nga Udinese te Napoli)
Javier Pastore 24,7 (nga PSG te Roma)
Simone Verdi 23+2 (nga Bologna te Napoli)
Lautaro Martinez 22+3 (nga Racing te Inter)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat