Humbja në Superkupë e këndell Realin, “Perez do t’i blejë tre lojtarë”

Futboll

Humbja në Superkupë e këndell Realin, “Perez do t’i blejë tre lojtarë”

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:29
Florentino Perez

Pas humbjes 4-2 nga Atletico Madridi në Superkupën e Evropës, duket se Real Madridi e ka kuptuar se ka nevojë për goditje të mëdha, për shkak të mos prezencës së Cristiano Ronaldos.

Sipas asaj që raporton “Don balon”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do t’i transferojë edhe tre lojtarë të tjerë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Ky vendim është marrë menjëherë pas humbjes në finale të Superkupës së Evropës nga Atletico Madridi.

Pozitat të cilat drejtuesi i klubit madrilen dëshirojnë t’i përforcojë janë: mesfusha, mbrojtja dhe sulmi.

Hazard dhe Neymar janë dy objektivat madhore të Perez e sipas Don Blaon, njëri mund të bzresë në “Santiago Bernabeu”.

Pas largimit të Ronaldos në Juventus për më shumë se 100 milionë, Relai nuk ka blerë ende një lojtar që do të mund ta zëvendësonte 33-vjeçarin.

Trajneri i ri, Julen Lopetegui, kishte thënë se zëvendësuesi i tij do të jetë uellsiani, Gareth Bale, por duket jo më pas dështimit të ndihmojë skuadrën kundër Atletico Madridit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat