Liria me përforcime të reja

Futboll

Liria me përforcime të reja

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:47
Liria me përforcime të reja

Skuadra me renome Liria nga Prizreni është përforcuar me një mesfushor dhe portier, që i japin edhe më shumë forcë për edicionin e ri të elitës së futbollit, që fillon me 18 gusht.

“Edhe një mesfushor i dalluar i shkollës tonë na u bashkua në rrugëtimin tonë në Superligë. Është fjala për Gentian Binishi, si dhe Drilon Hodaj rikthehet nga Ferizaj për ta mbrojtur portën e klubit”, bëhet e ditur nga klubi. Nën drejtimin e shefit të shtabit teknik, Bedridin Gjinali, futbollistët e Lirisë, nuk po i ndalon dot as shiu që ra sot. Ata, po stërviten me zell dhe përkushtim, para sfidës me Ballkanin.

‘Jemi duke punuar shumë dhe pres që të kemi start sa më bindës. Premtoj adhuruesit e skuadrës, se Liria do të jetë arrë e fortë’, ka thënë kapiteni Robert Gjeraj, derisa nën pikat e shiut, të enjten vijonte stërvitjen. Të dielën, Liria luan me Ballkanin, në start të IPKO Superligës së Kosovës. Ndeshja, nis në ora 16.45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat