Roma 40 milionë euro për Bailey’n

Futboll

Roma 40 milionë euro për Bailey’n

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:17
Leon Bailey

Roma raportohet se ka ofruar 40 milionë euro për anësorin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey, por gjermanët kërkojnë 50 milionë

Afati kalimtar i transfereve në Itali mbyllet të premten në ora 18:00 dhe ende ka kohë për t’u bërë edhe marrëveshjet finale.

Asistenti i drejtorit sportiv Monchi, Frederic Massara,l është parë sot në qendrën e transfereve në Milan, duke thënë se bisedimet për Leon Baileyn janë duke vazhduar.

Sipas Mediaset Premium, Roma ka ofruar 40 milionë euro në tavolinë për anësorin por Leverkusen po kërkon 50 milionë euro për 21 vjeçarin.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asiste në 34 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat