Një tjetër legjendë i jep lamtumirën Juves

Futboll

Një tjetër legjendë i jep lamtumirën Juves

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:54
Claudio Marchisio

Pas gardianit legjendarë të portës së Juventus, Buffon, një tjetër legjendë i dha lamtumirën këtij klubi. 

Bëhet fjalë për, Claudio Marchisio i cili ka shkëputur kontratën e tij me klubin italian, Juventus duke u larguar kështu pas 25 viteve të kaluara si pjesë e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i "zonjës së vjetër" në rrjetet sociale. 

“Claudio Marchisio, sot shënon fundin e karrierës së tij me Juventusin, pas përfundimit të rënë dakord të kontratës së tij”.

“Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që kur Claudio veshi fanellën e zezë dhe të bardhë”.

“Ai ishte vetëm shtatë vjeç me dëshirën për të luajtur për klubin e tij të lindjes dhe një kokë plot ëndrra”.

“Faleminderit për gjithçka, Claudio! Ju urojmë gjitha të mirat!”, thuhet në njoftimin e Juventusit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat