Ajeti e ndihmoi Baselin që të kualifikohet

Futboll

Ajeti e ndihmoi Baselin që të kualifikohet

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:44
Ajeti e ndihmoi Baselin që të kualifikohet

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe e ndihmoi Baselin që të kualifikohet në fazën e play-off-it të Europa League. Skuadra e mirënjohur zvicerane është kualifikuar më tej, duke e eliminuar Vitessen nga Holanda. Baseli sfidën e kthimi e fitoi si vendas me 1:0 sikurse atë të parën.  Në stadiumin “St. Jakob-Park”, ishin tubuar 12.334 shikues, duke u kënaqur me lojën dhe fitoren e Baselit, e cila u sigurua falë golit të Ajetit, që shënoi në minutën e 29-të me kokë pas harkimit fenomenal të Zuffit. Ajeti luajti 46 minuta dhe u tregua shumë i mirë. Me 23 gusht, Baseli sfidën e parë e luan në udhëtim me Apollon nga Qipro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat