Draxler do të largohet nga PSG

Futboll

Draxler do të largohet nga PSG

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:17
Julian Draxler

Reprezentuesi gjerman nuk ka më vend në skuadrën e Thomas Tuchel.

Julian Draxler dhe Paris Saint-Germain pritet të ndajnë rrugët në këtë afat kalimtar.

Sipas burimeve pranë klubit francez, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, preferon që në mesfushë të luajë blerja më e re e kampionëve të Ligue 1, Thilo Kehrer, gjë që do të zvogëlonte shanset e Draxler për të luajtur.

Për shërbimet e 24-vjeçarit kanë shprehur interesim klubet e Bundesligës, si RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Schalke, por deri tani ende nuk ka në ofertë zyrtare për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat