Zaza transferohet te Sampdoria

Futboll

Zaza transferohet te Sampdoria

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:22
Zaza

Sulmuesi italian kthehet përsëri në Serie A.

Pas tre viteve të kaluara jashtë Italisë, fillimisht te West Hami në Premier Ligë e më pas te Valencia në La Liga, Simone Zaza kthehet në Serie A.

Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur marrëveshje me Sampdorian, ku do të transferohet në formë huazimi me obligim blerjeje në fund të stinorit.

Për Zazan, Sampdoria do t’i paguajë fillimisht dy milionë euro skuadrës së Valencias e më pas edhe 12 të tjera për blerjen definitive të tij.

Ai pritet që sot të mbërrijë në Itali ku do të kryejë testet mjekësore para se të prezantohet si futbollist i Sampit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat