Ballkani për pikë në Prizren

Futboll

Ballkani për pikë në Prizren

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:41
Ballkani për pikë në Prizren

Pas një kohe Ballkani nga Theranda është rikthyer në elitën e futbollit. Skuadra therandase kërkon pikë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kundër Lirisë. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 16.45, në kuadër të javës së parë. “Të dielën po heqim siparin dhe po e rifillojmë rrugëtimin tonë sërish në IPKO Superligën e Kosovës.

Prizreni i lashtë do të jetë qyteti, ndërsa 'Përparim Thaqi' do të jetë stadiumi i cili do të përjetojë forcën dhe dëshirën tonë për sukses. Të dielën kundër Lirisë do ta rinisim rrugëtimin tonë pas disa viteve mungesë në IPKO Superligë dhe kjo e diel pritet të jetë festë për futbolldashësit therandas, për ata që tashmë dëshirën e tyre të madhe për të qenë pjesë e Superligës po e përjetojnë.

Andaj i ftojmë të gjithë qytetarët therandas, tifozët 'Xhebrailat', të na bashkangjitën të dielën në Prizren, dhe së bashku të e fillojmë mbarë këtë edicion garash, dhe së bashku të festojmë”, bëhet e ditur nga FC Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat