Akuzat nga De Laurentis

Futboll

Akuzat nga De Laurentis

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:08
Akuzat nga De Laurentis

Pas deklaratës së bujshme të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, e cila tronditi Italinë, nuk ka vonuar as reagimi nga klubi i Romës. De Laurentis, shprehej se kishte dyshime se Roma dhe Liverpuli kishin të njëjtin pronar, dhe duhej të përjashtoheshin nga Champions, diçka që ia kishte thënë kohë më parë një zog i vogël.

Ironia nuk ka munguar ndërkohë, nga drejtues të Romës, të cilët kanë reaguar menjëherë. Drejtori i përgjithshëm i “ujkonjave”, Mauro Baldisoni, u shpreh: “De Laurentis thotë se një zog i vogël i ka treguar, por sinqerisht, nuk e di se kush, por mendoj se Aurelio qëndron me zogjtë e gabuar. Mendoj se ai flet më shumë me bilbilat, që këndojnë melodi pa sens.”

Ndërkohë, akoma më ironik është shprehur presidenti i Romës, Xhejms Palota: “Çfarë tymosni atje në Napoli, Aurelio De Laurentis? Nëse ai e gjen sërish zogun e vogël, do zbulojë se gjithashtu kemi në pronësi Barçën dhe Bayernin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat