Parma përforcohet

Futboll

Parma përforcohet

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:38
Parma përforcohet

E rikthyer këtë sezon në Serie A, Parma po punon për t’u përfaqësuar denjësisht, ashtu si i ka hije një klubi me traditë në futbollin italian.

Në orët e fundit të merkatos, drejtuesit e skuadrës emiliane kanë arritur të rikthejnë në Serinë A, Gervinhon, ish sulmues i Romës.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka luajtur së fundi në Kinë, me skuadrën e Hebeit, por tashmë ka arritur akordin me Parmën, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

31-vjeçari, bashkë me Inglesen e ardhur nga Napoli, do të formojë sulmin e skuadrës së Parmës, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për t’u shtuar atyre edhe francezin e Interit, Karamoh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat