“Martial është i vetmi lojtar që kam dënuar”

Futboll

“Martial është i vetmi lojtar që kam dënuar”

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:47
Martial

Tensionet në mes të Martial dhe trajnerit janë rritur ashtu sikurse e ardhmja e sulmuesit, derisa Mourinho ka pranuar se ai është obliguar ta dënoj atë

Jose Mourinho ka konfirmuar që ai e ka dënuar Anthony Martial, duke thënë se ai është i vetmi lojtar që ka marrë sanksione kundër tij që nga momenti që ka ardhur në Manchester United.

Anësori francez po ka vështirësi në Old Trafford që kurse ka ardhur portugezi më 2016,l kurse kohëve të fundit tensionet arrihet.

“Jam këtu për dy vite dhe disa muaj dhe i vetmi lojtar që kam dënuar ështëe Anthony Martial, kështu që nuk është lehtë të dënosh dikë këtu”, tha ai para gazetarëve.

Mourinho ishte duke u përgjigjur pyetjeve për Paul Pogban pasi që raportet e fundit thoshin që ai është i palumtur dhe dëshiron të largohet nga United për në Barcelonë.

“Ka disa gjëra që mund ti them dhe ka disa gjëra që nuk mund ti them, përndryshe dënohem”, kishte thënë Pogba kur ishte pyetur për këtë gjë.

“Kurrë nuk kam qenë më i lumtur me të se tani. Kjo është e vërtetë. Nuk mund të kërkojë më shumë nga ai”, ka sqaruar Mourinho të premten situatën e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat