Vila lë Skënderbeun, i bashkohet skuadrës greke - Bota Sot
Vila lë Skënderbeun, i bashkohet skuadrës greke

Futboll

Vila lë Skënderbeun, i bashkohet skuadrës greke

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 08:34
Emiliano Vila

Mesfushori durrsak Emiliano Vila nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut të Korçës, pasi do të vijojë karrierën në shtetin fqinj, Greqi.

Futbollisti është larguar dje nga korçarët, për t’iu bashkuar skuadrës greke Kërkyra (skuadër e ishullit të Korfuzit), që militon në Kategorinë e Dytë të vendit helen.

Kjo është hera e dytë që Vila rikthehet në kampionatin grek, pasi më herët është aktivizuar me Pas Gianninën, në Superligë.

Emiliano Vila bëhet lojtari i dytë që largohet nga Skënderbeu drejt Greqisë këtë verë, pas Suad Sahitit, që iu bashkua AEL Larissas më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...