Superliga starton sot, Prishtina e gatshme, Veliu e Morina flasin për favoritët

Futboll

Superliga starton sot, Prishtina e gatshme, Veliu e Morina flasin për favoritët

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:54
Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll starton sot me ndeshjen Feronikeli – Trepça 89.

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina është e gatshme për luftë, duke luftuar si gjithnjë në dy fronte për kupë dhe për titullin e kampionit.

Portieri i skuadrës nga kryeqyteti Visar Bekaj në një deklaratë deklaroi se Prishtina është gjithmonë e gatshme, dhe si gjithnjë ambiciet mbesin të njëjta, fitimi i titullit dhe fitimi i kupës së Kosovës.

Bekaj: Prishtina gjithmonë lufton për titull

:“Normalisht Prishtina është ekip që lufton për titull kampioni dhe shpresojmë që kemi me ia dal të bëhemi kampion i Kosovës, Normalisht çdo ardhje e re e ndihmon një ekip dhe shpresojë që kanë me qenë shumë të qëlluara edhe pse këtë lojë i kemi pasur disa mungesa për kupë dhe shpresoj që për kampionat kanë mu kthy dhe kemi me ia dalë shumë mirë”, deklaroi Bekaj.

Ndërkohë tashmë drejtori sportive i kësaj skuadre Arbnor Morina edhe pse është kyçur vonë në ekip pohoi se përforcimet e reja të skuadrës do ta ndihmojnë atë shumë për të arritur objektivat në këtë sezon.

Morina: Prishtina e përforcuar maksimalisht për këtë sezon

“Duhet me thënë që unë jam kyçur shumë vonë sa i përket administrimit të ekipit së bashku me shefin e shtabit teknik Mirel Josa dhe me bashkëpuntorët e tij mirëpo sipas asaj çka kemi biseduar me shefin e shtabit, Mirel Josa kemi një komponim të ekipes i cili është i mirë dhe që është dëshmuar edhe në ndeshjet testuese dhe mendojë atë që ka pas nevojë ekipi e kemi pru.

Sa i përket favoritit për të fituar këtë sezon titullin e kampionit Morina pohoi se këtë sezon nuk mund të flasim vetëm për një favorit pasi ka shumë skuadra të cilat janë përforcuar me lojtar të cilët kanë pasur nevojë.

Morina: Nuk mund të flasim për një favorit

“Por nuk mundet me u fol për një favorit eksplicit, mirëpo të gjitha ekipet janë përforcuar në një masë të madhe dhe bazë asaj çfarë kemi parë gjatë fazës përgatitore të gjitha këto ekipe të cilat janë forcuar po i shprehin ambiciet e tyre për të luftuar për titull dhe për kup, kështu që ka me qenë kampionati shumë i ngjeshur dhe I barazpeshuar. Mendoj që Drita, Trepça, Gjilani, Prishtina, Llapi e tjera janë ekipe që kanë marrë futbollist për ato pozita të cilat kanë menduar se iu nevojiten”

Ndërkoh trajneri dhe analisti i mirënjohur Kosovar, Fetah Veliu deklaroi se ky sezon do të jetë njëri ndër sezonet më interesante në këto vitet e fundit. Veliu Prishtinën dhe Dritën i cilësoi si ekipet të përforcuara mirë, por sipas tij çështjen e shpalljes së kampionit këtë sezon do ta diskutojnë skuadrat si Feronikeli dhe Llapi.

Veliu: Na pret një sezon mjaftë interesant

“E kemi një kampionat i cili karakterizohet me dy grupime të skuadrave të cilat janë përgatitur për fillim të kampionatit.Kemi grupin e skuadrave të cilat do të luftojnë për kreun e tabelës dhe kemi grupin tjetër të cilët nuk kanë investuar shumë në ardhjen e lojtarëve dhe në ekonominë e klubeve. Grupi i parë i skuadrave të cilat kanë investuar ku prinë Prishtina dhe Drita të cilët ishin edhe në garat evropiane, të cilët skuadra u materializuan, fituan një përvojë të madhe në garat evropiane dhe kemi

pretendentë dy, tri skuadra tjera të cilat motojnë  themi për ta fituar kampionatin. Feronikeli i cili ka marrë lojtarë në numër shumë të madh po ashtu me cilësi lojtarë të kampionatit Kosovar dhe një dy lojtarë të kampionatit Shqiptar, aty kemi dhe Llapin, i cili po ashtu ka marrë një trajner ambicioz po ashtu ka marrë lojtar nga tregu vendor dhe shqiptar.

Superliga e Kosovës do të vazhdojë nesër me ndeshjet të cilat janë në orar dhe ndeshja Prishtina  - Gjilani e cila zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përmbyll javën e parë të sezonit të ri.

Mbetet të shihet deri në fund të kampionati se cila skuadër do të arrijë të shpallet kampion, por një gjë është e sigurt që ky sezon do të jetë me të vërtetë një sezon i zjarrtë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat