Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka rikthyer formacionin 4-3-3 gjatë ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri.
Andaj, ai ka vendosur që ta aplikojë atë në fillimin e edicionit të ri sonte me duelin e parë në La Ligë ndaj Alavesit
Luis Suarez dhe Lionel Messi janë të padiskutueshëm në sulmin e Barcelonës.
Kurse, Ousmane Dembele dhe Malcom janë në garë për ta kompletuar repartin sulmues të gjigantit katalan, shkruan “Marca”.
Por, Dembele konsiderohet favorit ndaj Malcom pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit përfshirë golin e fitores në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas.