Ronaldo nuk e bën Juve-n ekipin më të mirë në Europë

Futboll

Ronaldo nuk e bën Juve-n ekipin më të mirë në Europë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:01
Cristiano Ronaldo

Prezenca e Cristiano Ronaldo mund ta ndihmojë Juventus-in të ngushtojë diferencën me elitën e futbollit, por nuk është një garanci se ekipi italian do të fitojë Champions League, shprehet Lothar Matthaus.

Pas nëntë viteve të mbushur me trofe, Ronaldo ka nisur një aventurë të re në Serie A me Juventus.

Nga sulmuesi portugez kërkohet që të udhëheqë bardhzinjtë drejt triumfit të Champions League, një trofe që ai e ka fituar tri herë radhazi me Real Madrid.

Gjithsesi, ish-lojtari i Bayern dhe Inter thotë se Champions League nuk është një kompeticion aq i thjeshtë sa mund të mendojnë disa, duke insistuar se Ronaldo nuk mund t’ia garantojë triumfin.

“Ronaldo nuk është në moshën ideale për një futbollist,” shprehet Matthaus për Sport Bild.

“Mendoj se ai do të fokusohet te Champions League. Aty ai mund të tregojë paraqitjet më të mira, ashtu siç bëri vitin e kaluar te Real Madrid.

“Mos harroni se Napoli dhe Inter kanë ndërtuar dy skuadra shumë kompetitive. Mendoj se kampionati italian do të jetë më i fortë këtë sezon.

“Juve mund të ngushtojë diferencën me skuadrat elitare, por kjo nuk do të thotë se Juve është në majë vetëm prej Ronaldo-s.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat