Formacioni zyrtar i Barcelonës ndaj Alaves

Futboll

Formacioni zyrtar i Barcelonës ndaj Alaves

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:26
Ilustrim

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, e nis sezonin e ri me përballjen kundër Alaves.

Barcelona ka kryer një merkato mjaft të mirë. Trajneri Valverde tani ka plot zgjidhje për formacionin, megjithëse, për shumicën e pozitave dihet se kush do të startojë.

Dilema kryesore mbetet në treshen e sulmit, më saktësisht Malcom – Dembele, por siç duket goli i francezit kundër Sevillas në finale të Superkupës i siguroi një vend në formacion

Ndeshja fillon në ora 22:15.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, SergiRoberto; Messi, Luis Suárez, Dembélé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat