FFK fillon projektin e ndërtimit të fushave me bari artificial, e nis me Skenderajn

Futboll

FFK fillon projektin e ndërtimit të fushave me bari artificial, e nis me Skenderajn

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:30
FFK fillon projektin e ndërtimit të fushave me bari artificial, e nis me Skenderajn

 

Federata e Futbollit e Kosovës dhe presidenti z. Agim Ademi, kanë nisur jetësimin e projektit për ndërtimin e 12 fushave me bari artificial që ishte projekt edhe i ish-presidentit Fadil Vokrri, e që do të ndërtohen për 12 klubet e IPKO Superligës së Kosovës. Ky projekt është investim i përbashkët i FFK-së dhe i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit bashkë me Kuvendet komunale. Kështu, sot, nisën punimet për ndërtimin e fushës me bari artificial në komunën e Skenderajt, e cila duket të jetë prijetare në realizimin e këtij projekti. Në këtë fillim punimesh morën pjesë presidenti Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, zv. sekretari Arianit Ahmeti dhe djali i ish-presidentit, Gramoz Vokrri. Nga ana e komunës së Skenderajt në këtë ceremoni ishin të pranishëm i pari i kësaj komune, z. Bekim Jashari si dhe drejtues të KF “Drenica” Tahir Lushtaku e Granit Koci. Me këtë rast presidenti Agim Ademi tha se ndjehet i lumtur që po fillon realizimi i një projekti i iniciuar edhe nga ish-presidenti Vokrri dhe kështu do të vazhdojmë edhe në komunat tjera në 12 sosh, ku ka klube të IPKO Superligës dhe me këtë dukshëm do ta përmirësojmë infrastrukturën e futbollit dhe  kushtet për klube. “Është komuna e Skenderajt dhe kryetari Bekim Jashari, të cilët ishin më të shpejtë dhe me seriozitetin më të madh e morën ndërtimin e kësaj fushe duke caktuar e kryer të gjitha procedurat e lokacionit si të domosdoshme për një gjë të tillë. Shpresoj se punimet do të shkojnë sipas dinamikës së paraparë”, ka theksuar presidenti Ademi. Ndërkaq, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, duke falënderuar FFK-në dhe presidentin Ademi me bashkëpunëtorë për këtë projekt dhe që zgjodhën këtë komunë të fillojnë së ndërtuari këtë fushë shumë domethënëse për zhvillimin e futbollit në Skenderaj ka thënë se komuna që ai drejton do të kujdeset që gjithçka të ecën sipas planit dhe që në afat të kryhen punët që u takojnë atyre si komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat