Bashkohen dy klubet e futbollit në rajonin e Karadukut

Futboll

Bashkohen dy klubet e futbollit në rajonin e Karadukut

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 17:41
KF “Gobleni”

Ambasadorët mbesin ambasadorë të Karadakut... Kështu do ishte nisur shkrimi për bashkimin apo arritjen e një marrëveshje për bashkëpunim mes dy klubeve të futbollit... Në rajoninn e Karadakut (pjesa e Maqedonise), futbolli shqiptar ka shënuar edhe një fitore historike në fushën e sportit. Bëhet fjalë për bashkimin KF “Fortuna 2009” nga Hasanbegu me KF “Gobleni” nga Kumanova, me qëllim të fuqizimit dhe arritjes së suksesit të bashkuar në konkurrencën e futbollistëve të rinj. Me ngjitjen në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, skuadrës kumanovare iu nevojitën dy gjeneratave të grupmoshave të reja me të vetmin qëllim që të marrin liçencën për të bërë gara.

Pas Gobleni nuk mi posedonte ato grupmosha, në ndihmë iu ka dalë Fortuna 2009, e cila në mesin e saj kishte plotë shtatë gjenerata të ndryshme. Drejtuesit e skuadrës nga Hasanbegu që mbajnë nofkën “Ambasadorë të Karadakut”, pa menduar fare pozitivisht iu kanë përgjigjur kërkesës së Goblenit dhe ua kanë dhënë kategorinë e pionierëve dhe parapionierëve. “Kemi bërë një memorandum mirëkuptimi mes klubeve ku janë përcaktuar hapat e bashkëpunimit. Që takimin e parë u gjetën pikat e përbashkëta të bashkëpunimit në të mirë të të dyja klubeve dhe fëmijëve. Gjithçka do të ndiqet hap pas hapi sipas agjendës.”, thotë për Bota sot, pronari i KF “Gobleni” Mahir Qaili.

“Duke u bashkuar me Goblenin, besoj që do ta promovojmë më mirë punën tonë me futbollistët e rinj. Do ta rrisin më shumë kualitetin e futbollistëve. Do orvatemi që gjatë ndeshjeve ndeshjeve kampionale të rritemi edhe më shumë. Besoj që ky bashkim është një gjë e vonuar që duhej të arrihej më herët me të vetmin qëllim qe futbollistët e rinj të dalin fitues nga ky bashkim.”, thotë për Bota sot, i pari i Fortuna 09, Safet Ademi. Kështu tani pjesa më e madhe e futbollistëve të rinjë të rajonit të Karadakut, që kishin mbetur në udhëkryq kanë një mundësi për të vazhduar karrierën e tyre si futbollistë por edhe për të ëndërruar se mund të arrijnë në majet e futbollit.

Nga ajo që arrin të mësojë gazeta jonë në rajonin e Karadakut pjesa e Maqedonisë, ka një nismë për bashkim mes klubeve te vogla të grupmoshave, por ajo po shkon pak më vështirë. Tani bashkëpunimi mes Goblenit dhe Fortuna 2009, do të duhet të paraqes një udhërrëfyes për atë se bashkimi nuk bëhet në dëm të klubeve por ajo bëhet në të mirën e futbollistëve dhe vetë klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat