Jose Mourinho nuk i ka punët mirë në Manchester. Pas lajmeve të prishjes së raporteve me lojtarin më të mirë, Paul Pogba tashmë United po pëson 3 me 1 ndaj Brighton.
Ky mund të jetë një indikator i prishjes së atmosferës në ekipin e portugezit.
Golin e vetëm për ekipin e Mourinhos në këtë ndeshje e ka shënuar belgu Romelu Lukaku. Ndërkohë për ekipin e Brighton and Hove Albion, kanë shënuar Pascal Gross, Shane Duffy dhe Glenn Murray.
United në javën e parë sidoqoftë kishte arritur që të fitonte.