Ballkani shokon Lirinë

Futboll

Ballkani shokon Lirinë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:39
Pamje nga ndeshja

Derbi i skuadrave të Rrafshit të Dukagjinit, mes Lirisë nga Prizreni dhe Ballkanit të rikthyer në elitë, përfundoi me fitoren e therandasve me rezultat 1:0. Liria ka qenë e pafat që ta ndalë një pikë në konak të saj, ndërsa therandasit me lojë e merituan këtë fitore të madhe, që e arritëm në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Në fund të takimit (90+4’), Manevski me kokë shënoi dhe siguroi fitoren e madhe të Ballkanit, me rezultat 1:0.

Portieri Hodaj nuk kishte se çfarë të bënte dhe Ballkani kthehet me tri pikë të mëdha. Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Shotani, pa dyshim se është sikurse në qiellin e shtatë për këto tri pikë të mëdha të importuara nga stadiumi i Lirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat