Xherdan Shaqiri tallet keq me Gary Neville, ia dërgon një dhuratë speciale

Futboll

Xherdan Shaqiri tallet keq me Gary Neville, ia dërgon një dhuratë speciale

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:13
Dhurata e Shaqirit për Neville.

Anësori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, e ka “ngacmuar” legjendën e Manchester United, Gary Neville.

Gary Neville dhe Jamie Carragher ishin pjesë e një basti ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Ishte Neville ai që humbi këtë bast.

Ish mbrojtësi i United ka refuzuar ta vesh fanellën dhe e ka shkelur bastin. Mirëpo ishte Shaqiri ai i cili u fut në mes dhe i dërgoi Neville një fanellë të nënshkruar nga vetë lojtari.

Në fanellën e dërguar shkruhej “Për fansim tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.

Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë dhe është e “rëndë” për legjendat e skuadrave që ta veshin fanellën e kundërshtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat