Mourinho i shokuar me humbjen, mezi pret afatin e janarit

Futboll

Mourinho i shokuar me humbjen, mezi pret afatin e janarit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:00
Jose Mourinho

Manchester United ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Premierligë, duke u mundur 3:2 nga Brighton në udhëtim.

Jose Mourinho normalisht nuk mbeti aspak i kënaqur me lojtarët e tij. Menjëherë pas ndeshjes portugezi u prononcua për mediat.

“Kishte shumë gabime dhe u ndëshkuam nga gabimet. Ka raste kur gabimet nuk i shfrytëzon kundërshtari por sot nuk ndodhi kështu” deklaroi Mourinho për “SkySports”.

“Nuk prisja këso gabimesh. Nuk ishin gabime të vogla. U ndëshkuam nga to” vazhdoi ai.

Frustrimi i portugezit dukej se kishte të bënte më së shumti me fazën defanzive dhe përfundimi i deklaratës duhet ti shqetësojë lojtarët e United pasi “The special one” u shpreh “Afati i transferimeve do të hapet në janar”.

United javën tjetër do të përballet me Tottenham, ndeshje kjo jo e lehtë për “djajtë e kuq”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat