Shaqiri i dërgon fanellën Gary Neville

Futboll

Shaqiri i dërgon fanellën Gary Neville

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:37
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ia ka dërguar një dhuratë speciale legjendës së Manchester Unitedit, Gary Nevillet që nuk ka kursyer kritikat për shqiptarin.

Neville kishte humbur bastin nga Carragher, dhe është dashur që ta merr një fanellë të Liverpoolit me numrin 23.

Në këtë bast është futur Shaqiri, i cili ia ka dërguar fanellën e tij, në të cilën shkruhej: “Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.

Legjenda e Manchester Unitedit, nuk është një simpatizues i sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, pasi e kishte kritikuar atë gjatë Kupës së Botës.

Ai kishte thënë se Shaqiri mund ta luajë një lojë të mirë ose ta shënojë një gol të bukur por pastaj për disa ndeshje shëtit nëpër fushë pa bërë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat